Site icon Telegrafi

Rama ndan artikullin e “The Guardian”: Sporti i kalërimit në Shqipëri, ndër 10 aktivitetet europiane të aventurës

Prestigjiozja britanike “The Guardian” rendit ndër 10 aktivitetet evropiane që nxisin shpirtin e aventurës, edhe sportin e kalërimit në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale artikullin e “The Guardian”, i cili e përshkruan sportin e kalërimit në Shqipëri, si një përvojë unike, gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve.

Sipas prestigjiozes britanike “në udhëtimin e shtigjeve të lashta malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine”.

“Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në UNESCO dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase”, thuhet në artikullin e “The Guardian”. /Telegrafi/

Exit mobile version