Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot një pamje nga një investim në energjinë diellore në Fier.
Kreu i qeverisë u shpreh se të tilla investime do t’i shtohen dita-ditës fuqisë prodhuese të Shqipërisë.
Kjo, theksoi Rama, do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë 2030 eksportuese neto e energjisë.
“Tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbër, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë 2030 eksportuese neto e energjisë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike. Interesi për instalimin e impianteve fotovoltaike për vetëprodhim apo qëllime tregtimi të energjisë mbetet i lartë edhe nga viti në vit. /Telegrafi/