Site icon Telegrafi

Rama-Metës: Mos ardhtë koha që kryeministrat tallen me Presidentët

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një refuzim të paprecedentë mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm nga Presidenti Ilir Meta.

Kreu i qeverisë iu përgjigj Metës me fjalët të cilat ai u shpreh se ia kishte thënë edhe personalisht në takimin dypalësh në Presidencë.

“Ndodhemi në një moment delikat, se vihet në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm institucional i vendit,” tha Rama.

Kryeministri gjithashtu paralajmëroi Presidentin Meta nga foltorja e Kuvendit: “Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë. Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me Presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare. Sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version