Kur kanë kaluar katër vite pas nënshkrimit të marrëveshjes për qeverisje midis PS-së dhe LSI-së, kohët e fundit janë shtuar përplasjet midis dy kampeve dhe ende nuk dihet nëse do të konfirmohet ky koalicion apo jo.
Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan në mbrëmje për të diskutuar fatin e koalicionit aktual qeverisës.
Kreu i PS dhe kreu i LSI shoqëroheshin nga Erjon Veliaj dhe Petrit Vasili, në një takim informal, raporton TCH.
Takimi u mbajt në ambientet e një restoranti në zonën e pazarit të ri, në kryeqytet. Biseda midis tyre, nisi rreth 2 orë më parë dhe vijon ende pa praninë e mediave.