Edi Rama po bën përpjekje titanike për të mos e shpallur i pari luftën me LSI-në.
I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, kryeministri u mundua të argumentojë disa herë se qëndrimet e LSI-së janë të ndryshme nga ato të PD-së.
“LSI për mua nuk është së paku deri më tani destruktive si PD-ja” tha Edi Rama.
Me gjithë insistimin e gazetarit se nuk ka asnjë ndryshim thelbësor, se deri më tani të dyja nuk janë për zgjedhje më 18 qershor, se të dyja mund të abandonojnë sistemin, Rama tha se ky është një qëndrim i LSI-së për ti dhënë mundësinë PD-së të futet në çadër.
Me sa duket kjo kokfortësi e Ramës për të mos parë atë që shohin të gjithë, më shumë sesa një symbylltësi lidhet me një taktikë politike mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit të majtë, të cilët nuk duan ta mbajnë as njëri as tjetri peshën e ndarjes të së majtës.