Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta pas qëndrimit zyrtar të këtij të fundit, që kërkon anulimin e projektit për “Unazën e Re” në kryeqytet, të cilin e konsideron tender pa transparencë, pa garë dhe me shkelje të rënda ligjore.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thotë se Meta vepron njësoj si opozita dhe jo si president. Ndërsa qëndrimin e tij zyrtar për Unazën e Re, e cilëson “dokrra ligjore”.
“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot gjithnjë shkresërisht”, thotë Rama.
E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del zot gjithnjë shkresërisht👍
— Edi Rama (@ediramaal) February 3, 2019