Site icon Telegrafi

Rama mesazh në Twitter Bashës: Të rinjtë e PD maskohen si studentë

Kryeministri Edi Rama, i ka dedikuar një mesazh në Twitter kreut të opozitës Lulzim Basha, lidhur me protestën e studentëve në Tiranë.

Rama e ka fajësuar Bashën për maskimin e të rinjve të PD-së si studentë.

“Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi;bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja”, shkruan Rama në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version