Site icon Telegrafi

Rama, mesazh Bashës: Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla

Kryeministri Edi Rama i dha një mesazh Lulzim Bashës pas marshimit-protestë të sotëm të opozitës.

Në Twitter, kreu i qeverisë shkroi se “Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund”.

“Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zën. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, pas protestës së sontme të opozitës shqiptare, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se protesta e tyre nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa.

Exit mobile version