Site icon Telegrafi

Rama merr mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për Byronë e Hetimit

Në takim u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit midis vendeve, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit, si fenomene që kalojnë përmasat e një vendi.

Rama i njohu ministrat me projektin për reformimin e njësive ligj-zbatuese dhe fuqizimit të procedurës së hetimit, përmes ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, projekt i cili u vlerësua nga të dy ministrat.

Cazeneuve dhe de Mazière siguruan për mbështetjen e vendeve të tyre në përballjen e këtyre sfidave, që kërkojnë bashkimin e përpjekjeve, të ekspertizave dhe mundësive.

Dy ministrat e huaj kanë pasur mesditën e sotme edhe një takim me ministrin e Brendshëm shqiptar, Sajmir Tahiri. Pas takimit u bë e ditur se një grup i përbashkët ekspertësh ndërmjet Shqipërisë, Francës dhe Gjermanisë do të bëjë të mundur forcimin e kapaciteteve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version