Telegrafi

Rama mbledh tryezën e opozitës

Deputetja socialiste Olta Xhaçka u bëri thirrje të martën qytetarëve për të marrë pjesë në demonstratën e kësaj të premteje, duke thënë se ajo do të jetë me dinjitet dhe në homazh të demonstruesve që u vranë. Demonstrata e të premtes fillon në të njëjtën orë me atë të javës së kaluar, në orën 14.00

Xhaçka tha gjithashtu se demonstrata do të bëhet në të njëjtin vend, para kryeministrisë dhe do të jetë paqësore. Deputetja socialiste theksoi se tre viktimat ishin dëshmorët më të fundit në përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar Shqipërinë e lirë, demokratike dhe evropiane. /Telegrafi/