Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur javën me një mbledhje të rregullt me drejtorët e drejtorive komunale, ku u diskutua për përcaktimin e prioriteteve të punës për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe përmirësuar shërbimet publike.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se fokusi i punës është ofrimi i shërbimeve cilësore dhe reagimi me shpejtësi ndaj çështjeve që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe ndjeshmërisë në trajtimin e kërkesave të qytetarëve, duke e vlerësuar mbështetjen e tyre si të nevojshme për realizimin e ndryshimeve konkrete në kryeqytet.
“Me përkushtim dhe mbështetje nga qytetarët, do të vazhdojmë të sjellim ndryshime konkrete në Prishtinë,” përfundoi Rama. /Telegrafi/