Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s, në kuadër të 20-vjetorit të ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë.
Rama përmes një postimi në Twitter tha se ky vit përkon dhe me 10-vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në këtë organizatë.
“E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thaçit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit ‘Shengen’ në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
E përshëndes idenë e goditur të @HashimThaciRKS për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë🇽🇰Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO🇦🇱Le ta bëjmë ditën e kufirit "Shengen" në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s👐
— Edi Rama (@ediramaal) January 8, 2019