Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Sarajevë në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit.
Rama sot do zhvillojë takime me krerët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kreu i qeverisë u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Elmedin Konakoviç. Më pas ai u takua me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo.
Sipas agjendës së publikuar nga Rama, pritet një konferencë të përbashkët me kryetaren Borjana Kristo. /Telegrafi/