Site icon Telegrafi

Manifesta 14, kryetari Rama: Faleminderit për këto 100 ditë të mrekullueshme që i dhuruat Prishtinës

Foto: Facebook

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas përfundimit të Manifestës.

Në një postim të shpërndarë në llogarinë personale në Facebook, kryetari ka bërë një falënderim për 100 ditët e mrekullueshme që iu dhuruan Prishtinës.

“Manifesta Biennial 14 Prishtina 2022. Faleminderit për këto 100 ditë të mrekullueshme që i dhuruat Prishtinës”, tha ai.

Foto: Screenshot/Facebook

Rama shton tutje se trashëgimia e Bienales do të vazhdojë nëpërmjet fondacionit ‘Manifesta 14 Prishtina’ edhe për katër vitet e ardhshme.

“Trashëgimia e Bienales do të vazhdojë nëpërmjet Fondacionit Manifesta 14 Prishtina edhe për 4 vitet e ardhshme”.

Lexo po ashtu Mbi 800 mijë vizita u bënë në lokacionet e Manifesta 14 në Prishtinë

Siç tregon nëpërmjet imazheve, në natën përmbyllëse e pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Kristale Ivezaj – Rama.

Foto: Screenshot/Facebook

Ndryshe, mbi 800 mijë vizita i janë bërë lokacioneve të Manifestës gjatë 100 ditëve në Prishtinë.

Manifesta 14 organizoi po ashtu 346 turne apo guida të ndërmjetësuara në të gjithë qytetin, duke prezantuar mënyrat e reja për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version