Site icon Telegrafi

Rama: Mafia është armiku i betuar i riciklimit të mbetjeve

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar per disa ndryshime ne ligjin “Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve dhe institucioneve te tjera kerkimore”./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në seancën plenare të së enjtes, tha se “mafia është armiku i betuar i riciklimit të mbetjeve”.

“Në vitin 2013, Shqipëria riciklonte pak më shumë se 10% të mbetjeve, ndërsa sot 17%. Shifër shumë e ulët, por ju them se Italia riciklonte 18% të mbetjeve në vitin 2014. Në Itali gjendet kupola e mafias së plehrave dhe riciklimi ka armik të betuar: mafian. Mafia është e vendosur që të bëjë çmos që të mos lejojë riciklimin. Arsyeja: mjafton të shikoni Napolin. Kur Napoli mbushet me plehra, është koha e firmosjes së kontratave për groposje. Nëse plehrat riciklohen, nuk groposen dot dhe humbja në para’ e atyre që groposin, do të ishte shumë e madhe”, shpjegoi Rama.

Më tej, kryeministri tregoi se pse nuk ka arsye për t’u shqetësuar për importin e mbetjeve: Duku ju drejtuar opozitës, ai tha: “Ju nuk e bëni dot dallimin midis plehrave dhe mbetjeve. Ligji i ri nuk lejon importimin e plehrave nga jashtë. E dyta, e ndalon djegien apo groposjen e mbetjeve të importuara. E treta, nuk lejon dhënie licencash për import mbetjesh për subjekte që nuk zotërojnë fabrikën përkatëse që nuk përpunon mbetjet. E katërta, ndalon çdo subjekt me fabrikë që të importojë mbetje më shumë se kapacitetet e veta përpunuese. E pesta, ligji i ri vjen kur industria joricikluese i ka ezauruar të gjitha kapacitetet për të mbledhur më shumë mbetje në vend”.

Më herët në fjalën e tij, Rama kishte folur për situatën aktuale në vend.

“Ne nuk kemi folur kurrë për begati apo t’i kërkojmë njerëzve të jetojnë të lumtur. Sot, ne flasim me gjuhën e të vërtetës, pa e fshehur se jemi larg pikës ku mund ta konsiderojmë të kryer misionin tonë. Kur ju refuzoni raportet e ndërkombëtarëve, që flasin për një të vërtetë diametralisht të kundërt për luftën kundër kanabisit, ne nuk kemi çfarë flasim më me ju.
Forumi Ekonomik Botëror nxorri një raport që vlerëson Shqipërinë. Sipërmarrësve të mëdhenj u thamë që do e rrisim taksën dhe e rritëm. Sigurisht që ishin më mirë kur paguanin më pak taksa, por, nga ana tjetër, me votë na mbështesin ne. Atëherë, pse flisni kot?
Dëgjova llogarinë që bashkitë e djathta dhe bashkitë e majta. Nuk e di se ku futet Shkodra, por investimet tona në Shkodër janë më shumë sesa në gjithë Shqipërinë. Nëse ne në Shkodër investojmë për stadiumin, ndërtimin e muzeut të Marubëve dhe të teatrit “Migjeni”, këto janë para’ për Shkodrën. Nëse ajo nuk ka aftësinë të bëjë projekte serioze dhe t’i përgjigjet kërkesave të programit të rilindjes urbane, nuk i mbështesim dot”, tha Rama.

Duke iu drejtuar opozitës, Kryeministri shprehet: Të ju kesh ju përballë është e lehtë të kuptosh të vërtetën. Mjafton të ju dëgjosh dhe e kuptohet që e kundërta e asaj që ju thoni është e vërteta.

Teksa foli për rritjen ekonomike, Kryeministri tha: “Po përjetojmë një rritje ekonomike mbi tre përqind, e cila nuk është një shifër që sjell begatinë në familjet shqiptare, por është një shifër që tregon se ekonomia po rritet. Paralelisht me këtë rritet dhe konsumi dhe te kjo shifër nuk kemi se çfarë të diskutojmë. Unë i referohem shifrave të BSH dhe të xhirove të bizneseve. Nëse Shqipëria do të ishte kjo që thoni ju, ne nuk do të ishin në prag të anëtarësimit në BE, ashtu siç nuk do të merrnin nga Botërore ato që kemi marrë. Ne duam ti rrisim edhe më shumë, por njerëzve u kemi thënë se nuk ka rritje rrogash, pa bërë reforma, nga pensionet edhe te të gjithë të tjerat. Por kemi bërë një rritje të parave që ata fusin në xhep duke ulur taksat. Ne flasim për një rritje nominale të rrogave dhe pensioneve, sa dhe si do të jetë për këtë do t’ju njoftojmë sapo ta vendosim”, tha Kryeministri.

Do të bëjmë një rritje më të madhen të pensioneve që ka bërë Saliun në të gjithë vitet që ka drejtuar vendin, tha Kryeministri. “Kjo është ekonomia që ndryshon, kjo është Shqipëria që ndryshon themelet. Mijëra hektarë tokë bujqësore keni lënë shterpë pasi jeni larguar nga qeverisja”, tha ai.

Por menjëherë pas Kryeministri, foli deputetja e PD, Tabaku, duke thënë se taksat janë rritur. Bankat e Nivelit të Dytë kanë thënë se ekonomia është rreziku më i madh i tyre. Besoj që e kanë pasur një bazë që e kanë thënë këtë. /TopChannel/Telegrafi/

Exit mobile version