Site icon Telegrafi

Rama: I lumtur për popullin vëlla turk

“I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë. Kështu ka shkruar në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama referuar tentativës për grusht shteti në Turqi.

Lexo po ashtu Momentet dramatike nga grushteti në Turqi (Foto)

Ndërkohë, reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike.

Në një deklaratë të shpërndarë me email, PD shkruan se ajo mbështet institucionet e zgjedhura demokratike.

“Partia Demokratike e Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e orëve të fundit në Turqi. PD shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor. Ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike janë në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj”, thuhet në deklaratën e PD.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth grushtshtetit në Turqi
Exit mobile version