Site icon Telegrafi

Rama: Lumi Radika, shumë zhurmë për asgjë

Për rrjedhën e kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili thotë së po bëhet shumë zhurmë për asgjë.

“Lumi Radika shumë zhurmë për asgjë! 1. S’ka projekt  2. S’ka gjasa të ketë fillim të njëanshëm 3. S’ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Twitter.

Paraditën e sotme, grupi parlamentar i LSI-së kërkoi interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, po për të njëjtën çështje. Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u shpreh se transparenca dhe interesat e vendit duhet të prevalojnë mbi çdo gjë.

Pas Vasilit reagoi dhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri i cili u shpreh se, “nuk ekziston asnjë marrëveshje me Maqedoninë" dhe se "qeveria do të mbrojë interesat kombëtare”. 

Një ditë më parë shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës dhe Tiranës zhvilluan një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version