Site icon Telegrafi

Rama: Lojtarët nuk patën përgatitje fizike

Këta të fundit e mbyllën kampionatin. Klubi nga Skenderaj herë luftoi për mbijetesë, herë shpresoi të garojë për titull e vendin e dytë, por përfundimi i krejt kësaj ishte vendi i tetë, një pozitë më lart se Ferronikeli që mbeti në barazh. Në pesë takimet e fundit ata pësuan po aq herë, duke mos llogaritur fitoren në tavolinë me Hysin.

Rama thotë se rënia e Drenicës në pranverë pati si faktor kryesor mospërgatitjen e mirë të skuadrës gjatë fazës përgatitore. “Deri tash nuk kam mundur ta publikojë këtë. Mirëpo, përgatitja fizike e skuadrës nuk ka qenë në nivel te ne. Nuk ka pasur përgatitje të mirë gjatë fazës përgatitore. Ajo ishte komponenti kryesor, e më pas lëndimet e lojtarëve dhe mungesat e shumta”, thotë Rama për Arenën.

“Për shkak të përgatitjes fizike, lojtarët nuk kanë mundur të përballojnë më shumë se 25-30 minuta lojë. Më pas kishim rënie në fund të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë. Si shkak i kësaj vijnë edhe lëndimet e lojtarëve”, shtoi ai, duke arsyetuar deri diku edhe fondin e varfër të lojtarëve rezervë si dhe fatin. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version