Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e gjashtë të dy qeverive Kosovë – Shqipëri ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE).
Rama tha se zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell asgjë të keqe, por më shumë ekonomi, mundësi dhe paqe dhe çështjen themelore, siç është njohja e Kosovës nga Serbia.
“Kosova është marr peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE-së dhe Kosova duhet të pres si të mbarojnë një palë zgjedhje në vend dhe të pres ku ka zgjedhje në një vend të tjerë, ndërkohë që duke sureale por i bie e vetmja zgjidhje të uroj është që fundi i demokracisë dhe fundi i proceseve zgjedhore në Evropë që mund të marri liberalizmin e vizave. Kam folur pa pushim për këtë temë me të gjithë në Evropë dhe ende sot nuk arrij ta kuptoj nga ato që thonë, por kuptoj arsyeja është ajo që nuk thonë. Kosova e paguan me mos liberalizim të vizave, Shqipëria e Maqedonia e paguajnë me sajesa sipas konfiguracionit elektoral dhe rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur që nëse bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, nuk është alternativë e integrimit evropian, është një valvul e rëndësishme shkarkimi për sa i përket presionit të madh dhe objektiv mbi tregjet shumë të vogla që ne jemi të ndarë nga njëri – tjetër. Dhe zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell asgjë të keqe, përkundrazi sjell më shumë ekonomi, mundësi dhe paqe dhe çështja themelore siç është njohja e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Rama. /Telegrafi/