Telegrafi

Rama: Largimi i Shqiponjës, shfytyrim vulgar i simbolit kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për debatin e fundit për largimin e Shqiponjës në hyrje të Tiranës.

Sipas tij, largimi i shqiponjës është i papranueshëm, pasi në këtë zonë ka nisur puna për ndërtimin e një prej segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës, ku dhe është parashikuar të ndërtohet një mbikalim për automjetet.

“Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia”, tha Rama. /Telegrafi/