Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka shprehur shqetësim me rastin e largimit të mbi 40 pjesëtarëve serbë nga kjo forcë.
Megjithatë, ai ka thënë se largimi i pjesëtarëve serbë nuk do të ketë ndikim në transformimin e FSK-së.
Rama ka treguar se ka të interesuar të tjerë dhe shumë shpejt do të plotësohet numri i të dorëhequrve.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se, sipas procedurave, këta pjesëtarë duhet të presin nga një deri në gjashtë muaj derisa t’u miratohet kërkesa e njëanshme për largim.
Rama ka bërë të ditur se të gjithë ata që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e FSK-së, do t’u shkëputet kontrata bazuar në kodin disiplinor.
Ai ka deklaruar se FSK-ja do të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirëse dhe e gatshme për ta kryer misionin e vet.