Site icon Telegrafi

Rama: Kush shkel lejen e ndërtimit – shkon në burg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi sot se ndërtuesit dhe arkitektët që nuk respektojnë lejet e ndërtimit do të përfundojnë në burg.

Gjatë fjalës së tij në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri Rama shtoi se deri më sot kjo ka qenë beteja e tij e humbur për disa vite me radhë.

“Ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit do të shkojnë në burg. Kur e ke lejen për 8 kate dhe i thonë hajde ma bëj 12, ata duhet të denoncojnë. Ata janë gardiani. Nuk mendohet që arkitekti të shkojë jashtë asaj që është vepra e tij.

Duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe të ketë pasoja penale dhe financiare. Gjitha jeta ka qenë kështu. Kjo ka qenë beteja ime e humbur, e kam humbur me shoqatat, me parlamentin, kur isha kryetar bashkie”, u shpreh Rama.

Exit mobile version