Telegrafi

Rama kundër privatizimit të objekteve publike

“Demonstratat do të vijojnë edhe pas 18 shkurtit, gjithnjë e më intensive pa u ndalur paqësisht por vendosshmërisht për të kërkuar dorëzimin e bllokut të ndyrë të pasurive të marra dhe të korrupsionit që po shkatërron Shqipërinë” tha Rama, i cili kundërshtoi ashpër njoftimin e djeshëm të kryeministrit për privatizimin e 1280 objekteve publike.

Rama e quajti këtë përpjekje për vjedhje të pasurisë publike dhe "banditizëm kaçakësh" dhe tha se një arsye tjetër për të demostruar më 18 shkurt është që ti hiqet e drejta e firmës "kusarëve në pushtet".

Kryetari i PS-së paralajmëroi gjithashtu se do të bëjë transparencën e procesit të privatizimit kur të vijë në pushtet. /Telegrafi/