Site icon Telegrafi

Rama: Kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi të premten se kanë bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen në kushte më të mira sanitare se më parë.

Tutje, ai bëri të ditur se çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta në dy pika: Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuarit në Aktash dhe Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuarit në Tophane.

“Bashkë me Drejtoren e Mirëqenies Sociale, znj. Adelinë Sahiti, vizituam Qendrën Kulturore Sociale të të moshuarve në Lagjen Tophane, ku për pak kohë u bëmë pjesë e ekipit fantastik për përgatitjen e shujtave për servim”, shkroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version