Komisioni Evropian dhe autoritetet shqiptare zhvilluan sot në Tiranë, Ditët e Medias në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama kritikoi sërish mediat për “mungesë përgjegjësie” dhe “gjuhë urrejtje”.
Por, përfaqësues të shtypit vendas pohojnë se akuzat e kryeministrit nuk ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes, dhe secili pushtet duhet të kryejë detyrat e veta. /VoA/