Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me ambasadorët shqiptarë përfaqësues të diplomacisë jashtë shtetit ku shprehu kritika ndaj rolit të ambasadorëve lidhur me rolin e tyre në ekonominë e vendit tonë.
Rama tha se e kishte të vështirë të kujtonte të më ketë ardhur një sipërmarrës ekonomikë në zyrën e tij që ta keni adresuar ambasadorët.
“Si ka mundësi që kemi qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë për të gjetur mekanizmat e duhura, hartuar formulat, në mënyrë që realiteti ynë. Na njohin pak, s’na njohin fare, ose më keq akoma na njohin keq. Nuk di ta justifikoj këtë boshllëk.
Nuk di të pajtohem me mungesën e interesit ose qoftë të kuriozitetit të dërguarve tanë nëpër botë.
Nuk di ta kapërdij dot mungesën e ideve, propozimeve apo shqetësimeve prej vetë jush në adresën tonë”. /Telegrafi/