Telegrafi

Rama: Koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti ka hyrë në fazë të re

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas kontrolleve në shtëpitë e gjyqtarëve që zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Sipas tij, pas këtyre bastisjeve ka hyrë në një fazë të re

“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re”, ka shkruar kryeministri Rama në rrjetin social. /Telegrafi/