Telegrafi

Rama i kërkon Pacollit të japë paratë që premtoi: Do i hedhësh lekët apo jo, se të kemi bërë hero

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë ditës së sotme ka qenë i pranishëm në banesat e dëmtuara nga tërmeti i cili ishte i shoqëruar edhe nga Ministri i Jashtëm Kosovar Behgjet Pacolli.

Rama i është drejtuar Behgjet Pacollit se kur do t’i japë paratë që ka premtuar për të prekurit nga tërmeti, të cilat Pacolli ka thënë se do t’i japë 1 milion.

Edi Rama: O Behgjet, ku je more do i hedhësh ato lekët apo jo..?

Behgjet Pacolli në siklet: Po, po..

Edi Rama: Hajde pra se të kemi bërë hero!

Kujtojmë që Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, ka njoftuar që familja e tij do të kontribuoj 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.