Telegrafi

Rama kërkon ndaljen e “furisë talebane” ndaj pushtetit vendor

Rama i cili foli në protestën e organizuar nga Shoqata për Autonominë Vendore e drejtuar nga Artan Shkëmbi, tha se arkat fiskale që pritet të vendosen për bizneset, janë korrupsioni i qeverise.

Kryetari socialist tha gjithashtu se qeveria po vë barrë të trefishtë fiskale për bizneset dhe kërkoi që të ndalet ajo që ai e quajti "furi talibane kundër qeverisjes vendore".

"Humbasin të gjithë, sipërmarrësit, bashkitë, komunat…humbasin të gjithë por fiton Berisha", tha kryetari i bashkisë së Tiranës duke ritheksuar qëndrimin e kryetarëve socialistë të bashkive se po cenohet qeverisja vendore. /Telegrafi/