Site icon Telegrafi

Rama kërkoi shpjegime nga Meta për raportin e Dick Martyt, presidenca: Nxitës i urrejtjes ndaj Kosovës

Pas kërkesës për shpjegim që kryeministri Edi Rama dërgoi në adresë të presidentit Meta për votimin e raportit të Dick Marty-t, ka ardhur përgjigjja nga institucioni i presidencës.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, me një shënim në “Facebook” i është përgjigjur me një gjuhë të ashpër kryeministrit Rama duke e cilësuar atë si “nxitësin më të flaktë të urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë”.

“Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i  kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me anti-plumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike”, shkruan ai.

Lexo po ashtu Rama i reagon Berishës e Metës: Pse votuat pro Raportit të Dick Martyt në Këshillin e Evropës

Ai madje e fton Ramën të përballet publikisht me presidentin Meta, ndërsa shton se pyetjet për votën pro raportit të Dick Marty-t nuk meritojnë të marrin përgjigje.

“E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy. Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje”, shkruan mes tjerash zëdhënësi i presidentit Meta.

Exit mobile version