Në stacionin e parë të vizitës së tij në SHBA, kryeministri Edi Rama është pritur nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, De Blasio. Nëpërmjet një postimi në FB, kryeministri ka dhënë edhe përshtypjet e para të mikëpritjes, duke e falenderuar kryebashkiakun.
“Kenaqesi e posaçme mikpritja e kryebashkiakut te Nju Jorkut ne stacionin e pare te vizites ne SHBA. Thank you so much Mayor“, komentin Rama.
Më pas kryeministri ka zhvilluar një takim edhe me shqiptarët e Nju Jorkut.
“Faleminderit çdokujt qe me pranine sonte e beri takimin me shqiptaret e Nju Jorkut kaq mbreselenes per numrin e madh dhe energjjne pozitive”, shkruan kreu i qeverisë. /Telegrafi/