Telegrafi

Rama: Kemi rënie graduale të të shtrirëve në mjediset spitalore nga COVID-19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ka rënie graduale të të shtrirëve në mjediset spitalore nga COVID-19.

Ai ka njoftuar se falë masave të shpejta e të forta ka ardhur deri te kjo rënie.

Shkrimi i plotë i Ramës

SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID-19

Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur; e dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte; e treta; po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike /Telegrafi/