Site icon Telegrafi

Rama: Kemi mbështetur mbi 164 mijë fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thekson se mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes.

Rama në Facebook shton se përfitimet nga ky bonus kanë nisur që prej janarit të vitit 2019.

“Deri tani kemi mbështetur mbi 164 mijë fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që Qeveria e Shqipërisë mbështet me 40 mijë lekë [350 euro] për fëmijën e parë, 80 mijë lekë [700 euro] për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë [1,050 euro] për fëmijën e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version