Site icon Telegrafi

Rama: Kemi datë për negociatat

Lulzim Basha kërkoi në fillim të seancës së sotme në Parlamentin e Shqipërisë, që i pranishëm të ishte edhe kryeministri për të diskutuar në lidhje me negociatat, e pas dy ndërprerjeve të seancës parlamentare, në sallën e Kuvendit doli erdhi edhe Edi Rama.

Ky i fundit e nisi fjalën e tij, duke renditur disa arsye për të cilat, sipas tij, me këtë opozitë nuk mund të debatohet.

“Çfarë mund të debatojmë ne këtu me këta? Të debatosh që Shqipëria ka këtë opozitë, e cila është vetmja në historinë e integrimit në BE që është kundër këtij integrimi. Këtë do të debatojmë ne këtu? Këtë e thonë të gjithë miqtë e Shqipërisë që ne takojmë dhe që u angazhuan për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke bërë më shumë se këta. Të debatosh pse opozita jonë është e vetmja që thotë Shqipëria dështoi, ndërsa Këshilli Europian ka edhe një kartolinë urimi për shqiptarët dhe maqedonasit. Që KE përshëndet vendimin që miqtë dhe partnerët tanë na urojnë dhe vazhdojnë edhe sot të na komunikojnë për të uruar. Është njësoj si të debatosh pse keni rënë në prerin e Esad Pash Toptanit? Sinqerisht ne nuk kemi fare punë me këta, se kemi mjaft punë për të bërë dhe në këtë stad të ri, barra jonë është plotësisht e rëndë dhe nuk mund t’i mbajë këta në kurriz”, tha Rama.

Ai shtoi se ka marrë ftesë për të nisur punën përgatitore për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Kam marrë ftesën me kryeministrin e Maqedonisë për të shkuar në Bruksel për të filluar diskutimin për punën përgatiture, e cila është puna e gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Këta thonë jepni dorëheqjen”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version