Site icon Telegrafi

Rama: KÇK, organizata më e rrezikshme kriminale sot në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se prokurorët e gjyqtarët që e dinë që nuk kalojnë dot Vettingun, të cilët ai i ka pagëzuar me emrin grupi ‘KÇK’, është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në vendin tonë.

“Shumë nga xhagajdurët që janë në sistem, që e dinë vetë ata që nuk e kalojnë dot filtrin e Vettingut, pra që do t’i kapë fshesa, janë lëshuar Kap Ça t’Kapësh, KÇK. KÇK-ja është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri, sepse është e veshur me petkun e ligjit, dhe funksionon si një organizatë grabitësish ordinerë”.

Duke folur në eventin e bashkëqeverisjes, Rama tha se përveç ligjit të paralajmëruar special kundër krimit të organizuar, qeveria do të çojë në Kuvend edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK-së.

Kreu i qeverisë nuk dha detaje, por tha se qeveria do të ndërmarrë një luftë frontale si ndaj krimit të organizuar, ashtu edhe nga KÇK-së.

“Nuk mund të them më shumë për momentin, por të jeni të sigurt që më herët se vonë të gjithë do të shohin në praktikë, jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë, qoftë ndaj krimit të organizuar, qoftë ndaj KÇK-së”. /tvklan.al

Exit mobile version