Site icon Telegrafi

Rama: I kam shkruar letër edhe presidentit Trump, jemi plot shpresë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  gjatë takimit me ambasadorët e huaj, tha se pas tragjedisë i ka shkruar letër edhe presidentit amerikan Donald Trump.

“I kam shkruar një letër edhe presidentit Trump, jemi plot me shpresë. Ne mund të bëjmë historinë në këtë moment, gjithmonë nëse punojmë bashkë. Është thelbësore që të japim mesazhe të qarta, jo me fjalë, por duke vepruar.

Njerëzit duan të informohen se kur do të kthehen në shtëpi. Koha është thelbësore, duhet të bëjmë më shumë se ajo çfarë është e dukshme. Puna e inspektorëve do të mbështetet në instiktin e tyre të menjëhershëm”, tha Rama.

Ndërkohë ambasadori japonez tha se “Edhe vendi ynë është prekur shumë herë nga tërmetet. Qeveria jonë ka vendosur të dërgojë tenda dhe mallra”.

Përfaqësues i OKB-së në Shqipëri,  ka thënë se “Do të trajnojmë shqiptarët për të bërë vlerësimin e ndërtesave. Mund të mbështeteni tek ndihma jonë, do jemi në kontakte të vazhdueshme. Ne kemi programe, projekte për të kthyer këta njerëz në jetën e përditshme”.

“Nëse keni nevojë, skuadrat tona janë gati të vijnë, vetëm na thoni. Donacioni ynë në para do të vijë
përmes ‘Kryqit të Kuq’ .Donacioni ynë në para është rrugës duke ardhur”, tha ambasadori kinez.

Rama tha se “po përgatisim një koncert që duhet të ishte i festavetë nëntorit. Koncerti do të bëjë bashkë të gjithë ata njerëz të cilët duan të ndihmojnë”.

Ambasadori i Rumanisë tha se “në orët e para u treguam të gatshëm me ndihmat e ofruara nga ne. Nesër do keni dy avionë të tjerë, javën që vjen do të keni inxhinierë. Ju mund të mbështeteni plotësisht tek ne”. /tch/

Exit mobile version