Partia Socialiste ka nisur takimet në bazë për t’u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka shpërndarë foto në rrjetet sociale, ku shfaqen drejtuesit politikë me grupet e punës bashkë me qytetarët.
“Vijon angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së PS 2030 për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama./abcnewsalbania/