Telegrafi

Rama jep lajmin e hidhur: Numri i viktimave ka shkuar në 49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një mbledhje të qeverisë, që në fillim të fjalës së tij dha lajmin e hidhur që numri i viktimave ka shkuar në 49, shkruan TopChannel.

“Në Durrës janë shënuar 25 viktima, në Krujë 23 dhe një në Kurbin. Banorët duhet të lënë çadrat dhe të akomodohen në hotele. Bilanci paraprak i kontributeve është inkurajues. Biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati kanë dhuruar 2.5 milionë euro por paratë nuk kanë kaluar akoma në llogari bankare sepse bankat janë pushim”, u shpreh kryeministri.

“Ndihmat e mbledhura nga organizata dhe shoqëritë civile llogariten në 4.5 milionë dollarë. Këtu u bëj apel këtyre personave që të bëjnë kujdes nga mashtruesit në internet. Dje një mashtrues nëpërmjet facebook-ut synonte të vidhte para dhe tani është arrestuar”, ka thënë ndër tjerash Edi Rama.

Siç shkruan topchannel, kur operacionet për kërkim shpëtimit po shkojnë drejt fundit, qeveria ka nisur përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fundit.