Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i klubit nga ‘Bajram Aliu, Ilaz Halili. “Pas rezultateve të dobëta të ekipit, Rama ka ofruar dorëheqje”, ka thënë ai.
Halili ka bërë të ditur se trajneri i ri do të zgjidhet të enjten, derisa kandidatë për t’i drejtuar kuqezinjtë janë Afrim Jashari, dhe Tahir Lushtaku, i cili sezonin e fundit kishte drejtuar këtë ekip.
Pas pesë xhirove të kaluara në Superligë, Drenica renditet e fundit në tabelë me vetëm tre pikë të tubuara. Ajo ka vetëm një fitore, kurse është mposhtur pesë herë.
Kjo është dorëheqja e dytë brenda pak ditëve në Superligë. Të dielën, dorëheqje nga Trepça ’89 kishte dhënë Gani Sejdiu. /Express/Telegrafi/