Site icon Telegrafi

Rama: Jam gati të hetohem

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kallëzimit që i është bërë në Prokurorinë e Tiranës nga kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI.

Përmes një postimi në tuiter, Kryeministri nuk ngurron të përdorë ironinë teksa i cilëson dy deputetët gjysmagjela të opozitës. Ai shkruan se është gati të hetohet, ndërkohë që vazhdon puna për paketën antishpifje.

Postimi

|Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2? I falënderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version