Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur studentët. Në një postim në Twitter pas fjalës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, shefi i qeverisë shkruan se është gati të plotësojë të 8 pikat e studentëve.
Miq!Kori i protestës kur s'të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s'doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres?
— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2018
“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres?”, shkruan Rama në profinine tij, në Twitter. /Telegrafi/
Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin! https://t.co/9OJwz14P4Y
— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2018