Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme ish-kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ishte në një komunikim live në Facebook.
Rama gjatë fjalës së tij, teksa i përgjigjej me ironi komentit të një qytetari, tha se Basha ishte ëmbëlsira e të gjithëve dhe jo rastësisht sipas tij, nga të gjitha premtimet kur ishte kryebashkiak i Tiranës, bëri vetëm tortën për 100 vjetorin e Pavarësisë..
Shefi i qeverisë duke iu drejtuar publikisht Bashës tha se kishte nostalgji për të dhe sa herë e kujtonte ndjente një ‘përvëlim’.
“Me thënë të drejtën, një omëlsinë, një omëlsinë kemi pasur. Edhe se di si do bëjmë që ta kemi prap. Lul Bashën kemi pasur omëlsinë. Omëlsina jonë ka qenë Lul Basha, e të gjithëve. Ndaj jo rastësisht edhe tortën e bëri Lul Basha. Nga të gjitha ato që tha vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku je se sa herë më kujtojnë ty, kam një nostalgji, një përvëlim”, tha Rama. /Telegrafi/