Site icon Telegrafi

Rama: Instalimi i sistemit të dhunës dhe frikës

Rama i bëri apel bashkësisë ndërkombëtare – SHBA-ve dhe BE-së, duke theksuar se “dhuna ndaj institucioneve po kërcënon shembjen e plotë të një shteti të dobësuar sistematikisht”. Rama tha se “kjo dhunë zbulon me gjithë përmasën e vet rrezikshmërinë që paraqesin për vendin kjo qeveri dhe ky kryeministër”.

“Mos lejoni që në Shqipëri të vijojnë të ndodhin këto që po ndodhin dita-ditës”, tha kreu i opozitës, duke nënvizuar se opozita është e gatshme për dialog e kompromis në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por shtoi se opozita nuk do të pranojë kurrë status quo-në. Rama tha se vendi është në një krizë e jashtëzakonshme.

Kryetari i opozitës tha se gjithë sa po ndodh “po na provon sesa poshtë ka rënë qeveria e këtij vendi dhe në çfarë rreziku është Shqipëria”. I pyetur të komentojë arrestimin e tre personave të akuzuar se po përgatisnin vrasjen e tij, Rama tha se nuk do të bënte asnjë koment për këtë sepse, siç tha ai, jeta e tij nuk është më e shtrenjtë se “jeta e atyre tre burrave të ndershëm” që u vranë më 21 janar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version