Site icon Telegrafi

Rama inauguron hapjen e dy korsive të Bypassit të Fierit, shkurtohet distanca për në Sarandë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sot është bërë inagurimi dy korsive të Bypassit të Fierit.

Rama në një shkrim të bërë në Facebook, ka shkruar se këtë javë do të nis asfaltimi Bypass-in e Vlorës dhe do të hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë.

“Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standardet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit. Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë. Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version