Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se i është hapur dera një familjeje të shpërngulur nga Gaza.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se një fëmijë njëvjeçar kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor.
“Shqipëria i ka hapur derën mbrëmë një familjeje të shpërngulur nga Gaza. Fëmija 1 vjeç kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe është duke u ndjekur me sukses nga stafi i QSUT”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/