Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë për pajisjen që opozita supozon se Policia e Shtetit po përdor për të përgjuar zyrtarë të lartë të shtetit.
Përmes një statusi ironik në profilin e tij, në Facebook, kreu i ekzekutivit nënkupton akuzat janë një përpjekje e PD-së për të hequr vëmendjen nga reforma në drejtësi.
“Hall i madh Reforma në Drejtësi tani u bëhet edhe sikur i përgjojnë”, shkruan Rama.
Kreu i opozitës Lulzim Basha e konsideroi heshtjen e Ramës mbi çështjen në fjalë një arsye më shumë që rrit besueshmërinë e akuzave të opozitës.
Mbi pajisjen përgjuese sot reagoi edhe presidenti Bujar Nishani, i cili e konsideroi atë antikushtetuese si dhe kërkoi nga Prokuroria që të mbrojë sigurinë dhe dinjitetin kombëtar. /Telegrafi/