Telegrafi

Rama i habitur me vendimin e ARBK-së për Klan Kosovën: E pabesueshme, nuk ka mundësi!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i habitur me vendimin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve për t’ia pezulluar licencën Klan Kosovës.

Ai ka thënë se është e pabesueshme një lëvizje e tillë.

“As nuk e kam besuar se mund të jetë e vërtetë. Nuk besoj që është e vërtetë. Ju po shpifni!”, është shprehur Rama duke shprehur habinë.

“Nuk ka mundësi që Qeveria e Kosovës ta mbyllë Klan Kosovën. Nuk është e mundur”.

Ai ka shprehur besimin e tij se Klan Kosova do të vazhdojë së funksionuari.

“Nëse ju është pezulluar licenca e biznesit, duhet ta falënderoni se ua ka rritur audiencën. Kam shumë besim që do të bëjmë intervista përsëri”, është shprehur ai.