Site icon Telegrafi

Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varfrit

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet së replikuari në distancë me vendin fqinj, Greqinë dhe aleat ka Facebookun, aty ku hedh statuse e i përgjigjet ndjekësve.

Komenti i kryeministrit është një deklaratë shumë e fortë. Ai thiotë se deri tani nuk iu kishte kthyer përgjigje fqinjëve dhe se do ta bëjë nesër në seancvën e kuvendit.

Rama thotë se me fqinjët duhet të kemi marrëdhënie të shkëlqyera, por shton se ka marrë fund koha fqinji i pasur i tregonte arat fqinjit të varfër, ndërsa i përgjigjet një komentuesi që i kërkon kryeministrit të hedhë përsëri foto me Akropolin që të “çmenden grekët”.

“Neser ne kuvend do ta marrin pergjigjen time per sa kane thene keto dite, fqinjet tane te vjeter e te dashur, me te cilet duhet dhe duam te kemi marredhenie te shkelqyera! E qe t’i kemi te tilla, na duhet patjeter te jemi te hapur, te vertete e te barabarte me njeri – tjetrin! Sepse koha e fqinjit te pasur qe i tregonte arat fqinjit të varfër ka marre fund mes nesh”, thotë Rama. /bw/

Exit mobile version