Specialistë të fushës së urbanistikës i kanë njohur miqtë e huaj me historikun e krijimit të këtyre zonave, si dhe problematikat e mprehta që kanë ato në një proces që tashmë ndodhet midis legalizimit dhe urbanizimit të tyre.
Më tej turi ka vijuar në amfiteatrin antik të Durrësit, por dhe në bregdetin e qytetit. Të shoqëruar edhe nga Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, arkitektët dhe urbanistët e huaj kanë parë me sytë e tyre situatën në të cilën ndodhen këto dy zona mjaft të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
Ata kanë shkëmbyer mendime të vlefshme me Kryeministrin e zgjedhur Rama, por edhe me ekspertët që i shoqëronin për mënyrat se si mundet që këto pika nevralgjike të transformohen rrënjësisht në funksion të rikthimit të vlerave të tyre të vërteta, për t’i kthyer ato në një industri që do të prodhojë punësim dhe mirëqenie, transmeton Shekulli.
Në përfundim të vizitave të qytetin e Durrësit, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama në një prononcim për mediat u shpreh: “Do të vendosim një kontakt që synon të jetë i vazhdueshëm në funksion të një transformimi rrënjësor të atyre potencialeve të mëdha që Shqipëria i ka si dhuratë, nga Zoti apo nga natyra, por që në gjithë këto vite janë dëmtuar në mënyrë shumë të ndjeshme dhe kërcënuese për të ardhmen”. /Telegrafi/