Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është i gatshëm për dialog me opozitën.
Duke iu drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Bashës, kryeministri Rama është shprehur se është i gatshëm për dialog sa herë që PD-ja do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo.
“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, ka shkruar kryeministri Rama.